Lumir Abdixhiku tregon se a do e mbështesë LDK Vjosa Osmanin për Presidente

Aktuale

Lumir Abdixhiku tregon se a do e mbështesë LDK Vjosa Osmanin për Presidente

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:54
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar 16:38) - Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se do të ketë qasje konstruktive në raport me konstituimin e institucioneve, por për shkak të konsolidimit në parti, nuk mundet të shkojë në takimin e nesërm konsultativ me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Megjithatë, Abdixhiku propozoi që ky takim të zhvillohet të premten.

Abdixhiku: Propozoj të premten si datë të takimit me Kurtin e Osmanin

“Qasja jonë do të jetë konstruktive, pjesë e platformës sime është që ne do të jemi konstruktiv me krejt partitë politike shqiptare. Ne jemi pjesë e institucioneve të Kosovës dhe kemi përgjegjësi dhe obligim të sillemi me përgjegjësi për të ndërtuar institucionet dhe jo shkaktuar probleme në skenën tonë politike. Për shkak të rrethanave të tanishme nesër gjëja e parë që duhet të bëjë është të dalë në zyrën e LDK-së. Unë e falënderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Kurtit në lidhje me ftesën. Besoj kjo është qasja e duhur, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona të marrë pjesë në takimin e nesërm. Gjithsesi propozoj të premten si datë të takimit eventual në formatin e njëjtë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku është deklaruar edhe rreth mbështetjes eventuale të LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Abdixhiku: Shohim çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim

“Vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale. Gjithmonë duke respektuar e konstruktiviteti në skenën tonë politike. Shohim çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”, tha ai.

Për sa i përket kryesisë së re të LDK-së, Abdixhiku tha se do të ketë një organizim të ri, ku do të ketë figura të reja brendapartiake.

Abdixhiku: Do të shihni një kryesi të re dhe një organizim të ri

“Po secili kundër-kandidat, por jo vetëm, të ndërtojë një kryesi të re me figura të reja brenda partiake, por do të kërkojë edhe hapje të dyerve për individë që kanë bindje të njëjtë ideologjike. Do të shihni një kryesi të re dhe një organizim të ri”, tha ai.

Ndryshe, Lumir Abdixhiku u zgjodh sot kryetar i ri i LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës, pas 11 vjetësh të udhëheqjes së partisë, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit shënoi rezultatin e saj më të dobët ndonjëherë.

***

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas marrjes së udhëheqjes së partisë, është pyetur nëse deputetët e kësaj partie do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

Abdixhiku ka premtuar se LDK-ja do të jetë kontruktive, ndërsa ka theksuar se “Kryesia e re e merr vendimin”.

“Ne do të jemi konstruktiv me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon”, ka thënë Abdixhiku.

“Meqenëse dje janë certifikuar rezultatet dhe sot është zgjedhur kryetari i partisë, ju lus për mirëkuptim, që t’i themelojmë organet e reja, të zhvillojmë konsulta fillimisht të brendshme sepse vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, gjithmonë duke respektuar frymën e kontruktivitetit në skenën tonë politike dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim duke marrë parasysh edhe respektin e ndërsjellë që partitë tjera do ta tregojnë për LDK-në”, ka shtuar ai.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer se partitë opozitare duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, Abdixhiku ka ripërsëritur se do të sillen në mënyrë kontruktive.

“Edhe unë po them që do të sillemi në mënyrë konstruktive. Qëllimi është që të jemi kontruktivë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku është zgjedhur sot kryetar i LDK-së, duke marrë shumicat e votave të delegatëve të partisë në Kuvendin Zgjedhor. Kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Flet kryetari i ri i LDK-së / Abdixhiku tregon nëse do të takohet me Kurtin dhe Osmanin

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së Lumir Abdhixiku thotë se partia do jetë konstruktive me partitë e tjera me të në krye.

Ai ka refuzuar ftesën e Kurtit dhe Osmanit për tu takuar të hënën, ai propozon që takimi të mbahet të premten.

Abdixhiku thotë se duhet ta bëjnërikthimin e shpejtë si parti.

“Ishte proces i rregullt dhe demokratik, me kulturë të lartë politike. Kemi vendosur një standard të ri e të lartë në Kosovë. I falenderoj delegatët që ma besuan deytrën e të parit.

Duhet ta bëjmë rikthimin e shpejtë, falenderojn edhe kundër kandidatët për kulturën e lartë. Qasja jonë do jetë konstruktive, pjesë e platformës time është që të jemi konstruktiv me partitë shqiptare, jemi pjesë e institucioneve dhe kemi përgjegjësi. Nesë do dal në zyrën e LDK-së, falenderoj Kurtin e Osmanin për ftesën por e kam të pamundur të marr pjesë në takimin e nesërm, propozoj të premtën si datë për takim.”, dekalroi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat