Zemaj uron Abdixhikun: Duhet ballafaquar me sfidat që i kemi përpara, për Kosovën dhe LDK-në

Aktuale

Zemaj uron Abdixhikun: Duhet ballafaquar me sfidat që i kemi përpara, për Kosovën dhe LDK-në

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:58
Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar bashkëpartiakun e tij, Lumir Abdixhiku për fitoren e sotme në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Zemaj tha se punimet e sotme të zhvilluara në Kuvendin e LDK-së, ishin demokratike e shembullore.

Teksa falënderoi Isa Mustafën për kontributin e tij në LDK, Zemaj tha se vlerësim e mirënjohje shpreh edhe për kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun.

Tutje ai shtoi se me përgjegjësinë më të lartë, duhet ballafaquar me sfidat që i kanë përpara, për Kosovën, për qytetarët dhe LDK-në.

Postimi i plotë:

Të gjithë anëtarëve qëndrestarë të LDK-së, ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për punimet e zhvilluara në Kuvendin e sotëm demokratik e shembullor.

Shpreh falënderim për Kryetarin Mustafa dhe të gjithë udhëheqësit dhe kontribuesit e LDK-së, prej Presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës e deri më sot. Vlerësim e mirënjohje shpreh për kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, i cili me votën demokratike është në krye të partisë që lëvizi historinë e re të Kosovës.

Së bashku, me përgjegjësinë më të lartë, të ballafaqohemi me sfidat që i kemi përpara, për Kosovën, për qytetarët dhe LDK-në. Na priftë e mbara!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat