Bajrami ka një mesazh për kundërshtarët: Me Abdixhikun kryetar, LDK do të kthehet fuqishëm

Aktuale

Bajrami ka një mesazh për kundërshtarët: Me Abdixhikun kryetar, LDK do të kthehet fuqishëm

Nga: N. H Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:08
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se LDK-ja është partia e vetme demokratike në Kosovë.

Ajo lidhur me Kuvendin e ri ka thënë se subjekti i tyre është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike.

Ndërsa, ka bërë me dije se Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja.

Ja shkrimi i saj:

Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i ri z.Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja. Lumiri sot ka fituar dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi të madhe në rrugëtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

LDK i ka mbijetuar secilës sfidë që prej themelimit dhe do t'ia dalë të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale me platformë ku bashkohen të gjitha kategoritë e shoqërisë e në veçanti gratë dhe të rinjtë.

Faleminderit secilit anëtar e zyrtar të LDK-së për kontributin e dhënë në këtë garë dhe në këto tri dekada të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në veçanti e falënderoj Kryetarin e deritashëm z. Isa Mustafa.

Urime Lumir, na priftë e mbara!

Hykmete Bajrami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat