Babai i Eliza Hoxhës në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon ndihmë nga personat vullnetmirë

Aktuale

Babai i Eliza Hoxhës në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon ndihmë nga personat vullnetmirë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:45
Eliza Hoxha

Deputetja e zgjedhur nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një postimi në facebook ka treguar që babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo shtoi se kërkon ndihmën e personave vullnetmirë t’i dalin në ndihmë.

Postimi në Facebook:

Pershendetje miq,

E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00.

Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.

Ju faleminderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.

Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat