Zgjedhja e Lumir Abdixhikut kryetar i LDK-së, vjen reagimi i familjes Rugova

Aktuale

Zgjedhja e Lumir Abdixhikut kryetar i LDK-së, vjen reagimi i familjes Rugova

Nga: P.R Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:54
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai fitoi garën përballë Besian Mustafës dhe Lutfi Hazirit.

Pas Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës, Lumir Abdixhiku do të jetë kryetari i katërt me radhë në historinë e LDK-së.

Pas zgjedhjes kryetar, Lumir Abdixhiku është shprehur se idetë e LDK-së shtylla kryesorë e shtetit të Kosovës, dhe këto ide janë të nisura nga Presidenti Ibrahim Rugova.

“Idetë e LDK-së i qëndrojnë kohës. Ato janë fundamente jo vetëm të organizimit tonë partiak, por janë dhe shtylla themeltare të shtetit të Kosovës. Janë ide të nisura nga Presidenti Ibrahim Rugova, janë ide të kultivuara nga dy kryetarët paraprak – do të mbesin ide të mijat e të secilit me të cilin do ta bëjmë këtë rrugëtim bashkë”, ka deklaruar ndër tjerash kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E menjëherë pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetar, ka ardhë edhe reagimi nga familja Rugova.

Është Blerta Kllokoqi – Rugova, gruaja e djalit të Ibrahim Rugovës, Ukës, ajo e cila ka publikuar një fotografi nga rezidenca në Velani, ku shihet fotografia e presidentit Rugova dhe një karrige bosh.

Ende nuk dihet se cili ka qenë mesazhi që Blerta Kllokoqi – Rugova ka dashur të jap me foton e postuar.

Image
Foto e postuar nga Blerta Kllokoqi – Rugova

E kujtojmë se nesër, Lumir Abdixhiku do ta nis punës si kryetar i LDK-së duke bërë homazhe tek varri i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat