Besian Mustafa ka disa fjalë pas homazheve te varri i presidentit Rugova

Aktuale

Besian Mustafa ka disa fjalë pas homazheve te varri i presidentit Rugova

Nga: G.B Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:20
Homazhet pranë varrit të Ibrahim Rugovës

Ministri në detyrë i bujqësisë, Besian Mustafa, ka publikuar pamje nga homazhet tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, njëherësh lideri i parë i LDK-së, derisa ka thënë se ata shkuan bashkë të unifikuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rrugëtimi i LDK-së si partia më demokratike në vend, nuk është i lehtë.

Por, Mustafa ka thënë se rruga e vështirë, me një ekip të duhur, do ta kthejë bindshëm LDK-në në zemrën e secilit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të unifikuar, bëmë homazhe tek varri i Presidentit historik të Kosovës dhe lideri i parë i LDK-së. Rrugëtimi ynë, si partia më demokratike në vend, drejt lavdës së dikurshme, nuk ka për të qenë i lehtë. Por, rruga e vështirë, me një ekip të duhur, bindshëm do e kthejë LDK-në në zemrën e secilit, aty ku edhe e ka vendin!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat