Ish-këshilltari i Albin Kurtit reagon ndaj Enver Hoxhajt: S’janë normal këta...

Aktuale

Ish-këshilltari i Albin Kurtit reagon ndaj Enver Hoxhajt: S’janë normal këta...

Nga: N.Sh Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:02
Enver Hoxhaj

Gjatë ditës së sotme kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka vendosur kushte Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, në takimin që e mbajtën me dyer të mbyllura.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje. Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe çështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe për presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”, ka thënë ai.

E pas kësaj që ka thënë Hoxhaj, ka reaguar ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali.

Ai shkruan në një postim në Facebook, thotë se nuk janë normal këta.

Sipas tij, për parime ka fol sovrani më 14 shkurt.

“Tybe s'jonë normal k'ta, Enver Hoxhaj:

Para se të pajtohemi për zgjedhjen e presidentit duhet te pajtohemi për parimet e ato janë blla blla blla.

O i bekum për parime ka fol (bile bërtitë) sovrani.

Vox populli - vox dei, 50.28% Albini kryeministër e znj Osmani presidente!

Çfarë parime tjera po kërkon?!!!”, shkruan Tali në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat