E dhimbshme: Vdes 45 vjeçari nga Istogu si pasojë e koronavirusit

Aktuale

E dhimbshme: Vdes 45 vjeçari nga Istogu si pasojë e koronavirusit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:11
Ilustrim

Një person 45 vjeç nga Istogu ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ndërsa, sipas raportit të fundit të IKSHPK-së në 24 orët e fundit përpos istogasit kanë vdekur edhe 12 të tjerë.

 Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat