Kjo është data, Vjosa Osmani cakton seancën konstituive të Kuvendit

Aktuale

Kjo është data, Vjosa Osmani cakton seancën konstituive të Kuvendit

Nga: G.B Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:46
Vjosa Osmani

U.D  e presidentit, Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, me datën 22 mars, përcjell Bot sot.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga presidenca, derisa thuhet se seanca do të mbahet në orën 10.

Njoftimi i plotë:

U.d. Presidentja Osmani konvokon seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat