Pas hapjes së ambasadës në Jerusalem, ish-ambasadori Spahiu: Do të ketë ftohje të raporteve me Turqinë

Aktuale

Pas hapjes së ambasadës në Jerusalem, ish-ambasadori Spahiu: Do të ketë ftohje të raporteve me Turqinë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:47
Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka folur për tensionet e krijuara me disa vende pas hapjes së ambasadës në Jerusalem.

Spahiu thotë se Turqia me Izraelin i kanë raportet e ftohura në vitet e fundit pavarësisht se sipas tij në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë.

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi thotë se vendosja e ambasadës në Jerusalem nuk do të rrënojë raportet me Turqinë.

“Do të ketë një lloj ftohje të raporteve me Turqinë. Diplomacia ka për detyrë që të përpiqet të shpjegojë tërë atë që ka ndodhur me Izraelin”, ka deklaruar Spahiu.

“Nuk do të ketë ngrirje të raporteve, por do të ketë një qortim nga ana e Turqisë. Raportet do të ftohen por me kalimin e kohës kjo situatë do të kalojë”, shtoi ai.

Spahiu thotë se nuk pret që Turqia të marrë ndonjë veprim më të rëndë pasi sipas tij nuk ka ndonjë arsye për ta bërë këtë.

“Është një veprim që bënë një shtet sovran. Ne kemi interesat tona dhe partneri turk duhet të kuptojë pozicionin tonë”, deklaroi ndër të tjera Avni Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat