Gashi për zgjedhjen e presidentit: Partitë opozitare do të rrinë në sallë

Aktuale

Gashi për zgjedhjen e presidentit: Partitë opozitare do të rrinë në sallë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:27
Publicisti Shkëlzen Gashi

Publicisti Shkëlzen Gashi, është shprehur se takimet e zhvilluara sot në mes të përfaqësuesve politikë që fituan zgjedhjet dhe opozitës është mirë që zhvillohen.

Ai ka thënë se takime të tilla janë të nevojshme për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës.

“Për Qeverinë nuk kanë nevojë të konsultohen sepse i kanë numrat dhe mund ta bëjnë pa problem. Për t’u zgjedhur Kryesia e Kuvendit, nënkryetarët, duhet diskutuar. Por edhe për çështjen e presidentit duhet diskutuar”, ka thënë Gashi.

“Nuk është shoh problematike zgjedhjen e presidentit sepse deputetët e kanë obligim që të rrinë në sallë. Ata mund të votojnë kundër, për, mund të abstenojnë. Edhe mund të mos shkojnë në sallë por vendi do të shkojë në zgjedhje dhe fajtorë do të jenë partitë opozitare e që mund të ndahen edhe më keq”.

“Do të qëndrojnë në sallë, jam i bindur sepse edhe presioni i SHBA-së… Palmer ishte që duhet të themelohen institucionet sa më parë dhe të fillojë dialogu Kosovë-Serbi”.

Gashi në Edicionin Special ka theksuar se nuk e ka parë si veprim të mirë nga ana e Albin Kurtit caktimin e orës për takime me Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat