Kushtet për votimin e Qeverisë Kurti, Krasniqi reagon ashpër ndaj partive politike

Aktuale

Kushtet për votimin e Qeverisë Kurti, Krasniqi reagon ashpër ndaj partive politike

Nga: N.Sh Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:48
Ilustrim

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi ka reaguar ashpër pasi partitë politike në Kosovë, po vendosin kushte për të votuar qeverinë në ardhje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, për 22 vite rresht partitë politike në Kosovë i kanë votuar qeveritë e tyre pa asnjë kusht, përveç atyre që kishin të bëjnë me interesat e tyre personale.

Sipas tij, tash të njëjtë po vendosin kushte për qeverinë Kurti.

Ai shton se, kjo tregon qe partitë në Kosovë i ka lidhur interesi personal dhe partiak, por jo ai qytetar dhe shtetëror.

Postimi i plotë:

Disa parti të minoriteteve në Kosovë, për 22 vite ishin në qeverisje me PDK, LDK, AAK, AKR, Nisma etj. Votuan qeveritë e tyre pa asnjë kusht të vetëm, përveç kushteve që kishin të bënin me interesat e tyre personale.

Pas 22 viteve vendosin kushte për ta votuar qeverinë në ardhje të LVV. Sikur të kishin vendosur të njëjtat kushte edhe për partitë që na kanë udhëhequr për më shumë se dy dekada, do të ishte krejt në rregull.

Kjo tregon që partitë e lartpërmendura gjithmonë i ka lidhur interesi personal dhe partiak, por jo edhe ai shtetëror dhe qytetar. Prandaj edhe katandisja e vendit ka emër: Hajni dhe interes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat