​Zemaj: Situata me COVID-19 nën kontroll

Aktuale

​Zemaj: Situata me COVID-19 nën kontroll

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:52
Foto

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe përkundër shifrave të larta të rasteve të të infektuara me COVID-19 ka deklaruar se gjendja me pandeminë në Kosovë është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

Ai këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi në ministrinë e Arsimit ku u rekomandua për pushim një javor për të nivelet e arsimit, duke mos përfshirë atë parashkollor dhe çerdhe.

Zemaj tha se do të ndërmarrin masa kufizuese çdo herë kur e shohin se mund të rrezikohemi nga përhapja e koronavirusit.

Zemaj: Situata është e menaxhueshme

“Situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll të plotë rastet spitalore kanë qenë të rritura, janë të menaxhueshme dhe po përballemi me këtë situatë. Nuk është e vërtetë që kemi çdo ditë 22 për qind. Në bazë të statistikave kemi rritje të madhe të numrit të testimeve, gjurmimeve të infeksionit, të përcjelljes, të izolimit dhe kemi një mesatare sipas statistikave 15-16, vetëm një ditë në javën e kaluar ka qenë 22 për qind … Do të ndërmarrim masa kufizuese çdo herë ku e shohim se mund të rrezikohemi nga përhapja e infeksionit dhe në bazë të rekomandimeve që Instituti punon 24 orë në ditë në vlerësimin e situatës mbi të gjitha në gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre”, tha ai.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 53 raste, ndërsa janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat