“Ibrahim Rugovën do ta rrëzojmë, e përkrahësit e tij do t’i vrasim”, zbardhen detaje tronditëse për “Ujkun”

Aktuale

“Ibrahim Rugovën do ta rrëzojmë, e përkrahësit e tij do t’i vrasim”, zbardhen detaje tronditëse për “Ujkun”

Nga: P.R Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:54
Pjetër Shala në Tiranë

Pjetër Shala, i njohur si Komandant “Ujku” është arrestuar gjatë ditës së sotme në Belgjikë nga Gjykata Speciale, pasi së fundi i është konfirmuar aktakuza.

E një rrëfim për “Ujkun” e ka dhënë edhe gazetari i luftës, Maxhun Smajli në librin e tij “Lufta dhe dilemat shqiptare”.

Smajli kishte rrëfyer se si “Ujku” kishte kërcënuar Don Kelmendin, famulltarin e Kishës shqiptare "Shën Ndou" ne Gllogjan.

“Nga ky fshat bashkë me popullatën u largova edhe unë. Pasi raportova nga një telefon celular në Nepole, vendosa të shkoj për vizitë në kishën katolike shqiptare "Shën Ndou" ne Gllogjan. Në oborrin e kësaj kishe takova Don Kelmendin dhe dy Motra të Nderit, Zojë Krasniqin dhe një tjetër emrin e të cilës nuk arrita ta mësoj. Ishin duke qarë. "Bëtë mirë që erdhët zotni gazetar", m'u drejtua Don Kelmendi dhe vazhdoi: "Na ka ardhur Pjetër Ukaj-Ujku, e na është kërcënuar se do ta çojmë bujtinën e motrave në ajër bashkë me ambulancën sanitare e cila gjendet nën te. Ndërsa, mua m'u kanë kërcënuar me ekzekutim. Më kane akuzuar se gjoja më paskan zënë në radiolidhje duke i dhënë informacione policise serbe", me tha famullitari i kësaj kishe shqiptare, derisa loti i shkonte rreke, jo nga frika e vdekjes, por nga etiketimi i pabazë. Do theksuar se atdhedashuria e këtij famullitari është dëshmuar gjithmonë. Pikërisht për këtë edhe ka gëzuar autoritet të madh në popullin shqiptar pa dallim feje. E tërë popullata shqiptare e besimit mysliman të fshatrave të Lugut të Baranit dhe me gjerë e duan dhe e respektojnë më shumë se këdo tjetër Don Kelmendin dhe Motrat e Nderit të kësaj kishe shqiptare. Pakënaqësinë e tyre ndaj sjelljeve të tilla jo të mira e shprehnin edhe banorët e Jabllanicës. Ata thoshin: "Na është bërë i huaj katundi. Po hyn e po del kush po don dhe kur po don. Kanë nisë edhe po flasin në emër të Jabllanicës”, ka rrëfyer Smajli në librin e tij “Lufta dhe dilemat shqiptare”.

“Na e morën fytyrën para katundeve të tjera. Merreni me mend: i kanë ngucur edhe Don Kelmendin me Motra që na janë gjetur në kohët më të vështira sa herë kemi pasur nevojë. Nuk na ka mbetë fytyrë me i dalë përpara Don Kelmendit, veç pasha t'Madhin Zot, kush nuk po na vetë neve", thoshin disa jabllanicas. Do theksuar se atdhedashuria e këtij famullitari është dëshmuar gjithmonë. Pikërisht për këtë edhe ka gëzuar autoritet të madh në popullin shqiptar pa dallim feje. E tërë popullata shqiptare e besimit mysliman të fshatrave të Lugut të Baranit dhe me gjerë e duan dhe e respektojnë më shumë se këdo tjetër Don Kelmendin dhe Motrat e Nderit të kësaj kishe shqiptare. Pakënaqësinë e tyre ndaj sjelljeve të tilla jo të mira e shprehnin edhe banorët e Jabllanicës. Ata thoshin: "Na është bërë i huaj katundi. Po hyn e po del kush po don dhe kur po don. Kanë nisë edhe po flasin në emër të Jabllanicës. Na e morën fytyrën para katundeve të tjera. Merreni me mend: i kanë ngucur edhe Don Kelmendin me Motra që na janë gjetur në kohët më të vështira sa herë kemi pasur nevojë. Nuk na ka mbetë fytyrë me i dalë përpara Don Kelmendit, veç pasha t'Madhin Zot, kush nuk po na vetë neve", thoshin disa jabllanicas”, vazhdon rrëfimin e tij gazetari i luftës, Maxhun Smajli.

Sipas asaj që shkruan Smajli në librin e tij, “Ujku” kishte autorizuar eprorët e tij të besimit mysliman të shkonin në Kishë.

“Pjetër Ukaj ishte urdhëruar nga eprorët e tij të besimit mysliman të shkonte në kishë, vetëm pse ky ishte i besimit katolik dhe të mos krijohej një përçarje ndërkonfesionale, për te kërkuar një shtrat të ambulances së kishës, e cila ishte vënë ne shërbim të popullatës shqiptare, ku numri i pacientëve ishte shumë i madh, për të cilët nuk kishte shtretër të mjaftueshëm. Në ndihmë popullatës u kishte dalë edhe Dr. Agimi që ishte po nga ky fshat bashkë me Motrat e Nderit, te cilat rrezikonin jetën e tyre duke shkuar për barëra në Pejë përmes punkteve policore serbe. Pikërisht sulmi kërcënues ndaj famullitarit të kësaj kishe dhe Motrave të Nderit, bëri që tek pjesa më e madhe e popullatës së këtushme shqiptare të të dy besimeve të krijohej bindja se këta njerëz, udhëheqës të UÇK-së, nuk ia mendojnë të mirën popullit dhe se, asgjë nuk bëjnë për të mirën e popullit, por për qëllimet e tyre të ngushta. Duke e parë rrezikun për një të keqe, banorët e fshatrave Nepole dhe Gllogjan, tubohen në një odë në Gllogjan, ku ishte i pranishëm edhe "Ujku", i cili e ndiente veten krenar për atë që kishte bërë në kishë”, thuhet ndër tjerash në rrëfimin e Maxhun Smajlit.

Për fund, Smajli kishte rrëfyer se “Ujku” kishte kërcënuar së do ta rrëzojnë Ibrahim Rugovën dhe do t’i vrasin përkrahësit e tij.

“Unë jam shok i ngushtë i Zani Qaushit. Ne e kemi rrëzuar Sali Berishën dhe e kemi nxjerrë nga burgu Fatos Nanon, e ne do ta rrëzojmë edhe Ibrahim Rugovën, kurse përkrahësit e tij do t'i vrasim! ", tha mes tjerash para te pranishmëve Pjetër Ukaj. Këtë gjë e kishte thënë me qëllim të mbjelljes së frikës tek të pranishmit, ngase të gjithë ishin përkrahës të Rugovës dhe të vijës institucionale të dalë nga vota e popullit shqiptar. Në fund, popullata u pajtua që t'u jepet shtrati dhe ky rrebel të hiqet qafe, me bindjen se së shpejti do te ndryshojë diçka për mirë në ushtri. Me bindje se ky dhe të ngjajshëm si ky do të largoheshin nga skena ushtarake dhe, nëse do të jetë nëvoja, edhe do të izoloheshin. Por, kurrë nuk ndodhi ajo që populli e dëshiroi”, shkruan gazetari i luftës, Maxhun Smajli në librin e tij “Lufta dhe dilemat shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat