Murat Jashari pjesë e skenarit të dytë për president?

Aktuale

Murat Jashari pjesë e skenarit të dytë për president?

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:33
Murat Jashari

Pos Vjosa Osmanit, e cila do të jetë kandidate për presidente nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje e Lista Vjosa, në garë mund ta kemi edhe një kandidat nga opozita.

Kështu vlerëson analisti politik, Visar Ymeri.

Ai ka theksuar se ditën kur zgjedhet presidenti do të mund t’i kemi dy kandidatë.

“Vjosa Osmani nga lista VV-Lista Vjosa dhe një kundërkandidat nga opozita. Dhe njëri mund ta fitoj garën”, tha ai.

Ymeri si kundërkandidat të Vjosa Osmanit e ka përmendur edhe emrin e Murat Jasharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat