Lista Vjosa merr Ministrinë e Jashtme me Gërvallën, Kulturën me Pecin, Nagavci drejton Arsimin, Sveçla - Punët e Brendshme

Aktuale

Lista Vjosa merr Ministrinë e Jashtme me Gërvallën, Kulturën me Pecin, Nagavci drejton Arsimin, Sveçla - Punët e Brendshme

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:58
Vjosa Osmani

Në “Debat Plus” po debatohet për zgjedhjen e  presidentit dhe komponimin e mundshëm të qeverisë.

Moderatori Ermal Panduri thotë se në bazë të informatave që posedon, Lista Vjosa po kërkon Ministrinë e Jashtme, një zëvendëskryeministër dhe një tjetër ministri.

“I kam disa informata të dorës së parë që Ministre e Arsimit bëhet Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla bëhet Ministër i Punëve të Brendshme”, tha ai.

Media merr vesh se Lista Vjosa do ta merr edhe ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe si emër është propozuar Faton Peci.

Panelisti Astrit Gashi thotë se tashmë ka një gjysmë konfirmim që Ministrinë e Jashtme do ta merr Donika Gërvalla.

Visar Ymeri thotë se është përmendur që Ministrinë e Shëndetësisë do ta merr Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa.

Ndërsa Imer Mushkolaj thotë se nuk do të ishte e ndershme që Vetëvendosje ta emërojë ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë e në nëntor ta tërheqë atë në nëntor për ta kandiduar në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat