Abdixhiku: Nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Abdixhiku: Nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:15
Lumir Abdixhiku

Kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka hequr dorë nga ideja për të kandiduar për t’u bërë i pari i Prishtinës.

Abdixhiku është shprehur se në momentin që kur i ka hyrë garës për kreun e LDK-së, ka hequr dorë nga ideja për tu bërë kryetar i Prishtinës.

Tuttje, Lumir Abdixhiku kreu aktual i LDK-së ka thënë se çdo njeri që mendon se mund të kontribojë në LDK është i mirëseardhur me qenë pjesë e saj.

“Çdo njeri që ndihet si LDK që ndihet që mundet me i kontribu LDK-së, që mundet me i kontribu projektit tim, dhe udhëheqësisë që unë provoj ta ndërtojë, është i mirëseardhur me qenë LDK”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat