Haradinaj: Kosova nuk duhet të bëjë pazare me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Kosova nuk duhet të bëjë pazare me Serbinë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:31
Ramush Haradinaj

Kreu u Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se serbet e Kosovës nuk kanë nevojë për shtetin e Serbisë.

Haradinaj ka thënë se të gjithë duhet ta din se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë të një paritë por të një populli.

‘’Nuk e shohim armik njëri-tjetrin në ballafaqim me Serbinë ne mendojmë se kemi nevoje për njëri-tjetrin, pra partitë shqiptare, por edhe komuniteteve. Duhet të bëjmë kujdes mos të hyjmë në obligime të gabuara ndaj Serbisë, që ia vështirësojnë funksionimin Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje shtoi se ka pasur nxitime në të kaluarën në marrëveshje të caktuar që më pas kanë shkaktuar pasoja mes Kosovës dhe Serbisë, e Kosova nuk duhet të bëjë pazare por të arrihet marrëveshje reciproke.

“Kosova nuk do të bëjë pazare e nuk do të ketë pazar me Serbinë, por të arrihet një marrëveshje reciproke, sepse Kosova është e gatshme të respektoj të drejtat brenda kushtetutës së vendit, e nëse dikush i rrit ambiciet të ndërroj kushtetutën tonë për një marrëveshje me Serbinë, do të jetë një situatë e thyeshme ne vend nëse dikush shkon deri aty”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat