Eksperti amerikan për Ballkanin: Vendosja e ambasadës në Jerusalem, mesazh për pesëshen e BE-së

Aktuale

Eksperti amerikan për Ballkanin: Vendosja e ambasadës në Jerusalem, mesazh për pesëshen e BE-së

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:20
Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Kosova përfiton shumë nga formalizimi i plotë i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Sipas tij, kjo është domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht për Kosovën.

“Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, e simbolizuar me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është shumë domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht Kosovën.”, thotë Ben-Meir.

Ai tutje shkruan se ky është mesazh i qartë ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht për pesë vendet e BE-së që e kundërshtojnë sovranitetin e Kosovës.

Sipas tij, formalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, dërgon mesazhin se legjitimiteti i Kosovës si komb i pavarur po rritet.

“Kjo njohje i dërgon mesazh të qartë bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht pesë vendeve të BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i Kosovës si një komb i pavarur vetëm po rritet.”, thotë ai.

Sipas Ben-Meir, realiteti i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran do të kuptohet edhe nga këto pesë vende të cilat mund të përfitojnë nga njohja e Kosovës.

“Herët ose vonë ata do të arrijnë të kuptojnë realitetin e situatës dhe do të jetë krejtësisht përfitim për që njohje të tilla të vijnë shpejt.”, thotë Ben-Meir.

Kosova është bërë vendi i tretë në botë që ka vendosur ambasadën e vet në Jerusalem dhe kështu ka formalizuar plotësisht njohjen reciproke dhe marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izralit.

Lidhur me këtë çështje është zhvilluar debat i madh në Kosovë dhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është kundërshtuar nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe të cilat e kontestojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat