Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 17 mars 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

- Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Betejës së Kabashit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - Nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Valdete Kalisi për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve te votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën do të shpalos të gjeturat e analizës së titulluar “Amnistia e Prokurorive në Kosovë në ndjekjen penale të kompanive private”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do t’i vizitojnë shkollat fillore “Mati Logoreci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, të cilat janë dy nga shkollat ku ka filluar furnizimi me dollape. (Shkolla fillore “Mati Logoreci” në Prizren, ora 11:00)

- Iniciativa për Progres dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi mbajnë konferencë për medie, në të cilën do të publikohen dy raporte, “Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna’ dhe “Raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Komuna”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohen gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës me mbështetjen e UNFPA-së përmes fondeve nga Ambasada Britanike prezantojnë projektin për shërbimet esenciale shëndetësore elektronik E-shëndeti. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 14:00)

- Mbahet Galaxy Awesome Unpacked për të dëgjuar se si Samsung po sjell Fantastiken për të gjithë. (www.youtube.com/samsung, ora 15:00)

- Global Sharpes Prishtina organizon sesion informues për Bursë për studime Master në Itali dhe program trajnimi për lidership dhe zgjidhje të konflikteve. (https://www.facebook.com/events/221768849694245/, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat