Haxhiu e Nagavci ministre, ja cilat dikastere do të drejtojnë

Aktuale

Haxhiu e Nagavci ministre, ja cilat dikastere do të drejtojnë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:26
Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci

Javën e ardhshme pritet të votohet qeveria “Kurti II”. Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani janë në përfundim të listës së emrave për kabinetin qeveritar.

Burime brenda VV-së kanë konfirmuar se në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu, e cila edhe në mandatin e kaluar ka qenë në këtë pozitë.

Punë e kryer është edhe pozita e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Këtë dikaster do ta drejtojë Arbërie Nagavci. Ajo në mandatin e fundit ishte emëruar nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ndërsa më parë ishte edhe drejtoreshe e arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat