Rron Gjinovci i reagon për herë të parë Albin Kurtit: S’e ki në plan me bo sen...

Aktuale

Rron Gjinovci i reagon për herë të parë Albin Kurtit: S’e ki në plan me bo sen...

Nga: N. H Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:21
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe Qeveria e re. Ndërkaq gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin.

Derisa kanë mbëtur pak ditë deri të konstituimi i institucioneve, kanë filluar të dalin edhe emrat i ministrave të rinj.

Punë e kryer po konsiderohet se është edhe pozita e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

LEXO EDHE: Haxhiu e Nagavci ministre, ja cilat dikastere do të drejtojnë

Këtë dikaster do ta drejtojë Arbërie Nagavci. Ajo në mandatin e fundit ishte emëruar nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ndërsa më parë ishte edhe drejtoreshe e arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në lidhje me këtë, ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti, duke i thënë se kur ke emra si Jusuf Thaçi e Dukagjin Pupovci, ka zgjedhur dikë që s’ka plane për të bërë asgjë.

Ja shkrimi i tij:

Kur e ki Jusuf Thaçin e Dukagjin Pupovcin opsion, e ti e zgjedh dikon tjetër Ministër të Arsimit, veç m'ke kallxu që s'e ki ne plan me bo sen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat