Meliza Haradinaj reagon sërish: Në pritje të Prokurorisë

Aktuale

Meliza Haradinaj reagon sërish: Në pritje të Prokurorisë

Nga: G.B Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:25
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sërish lidhur me rastin e saj për votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është në pritje të Prokurorisë, përcjell Bota sot.

Haradinaj Stublla ka hedhur akuza ndaj mediumit që ka publikuar incizimin, duke thënë se tani ndoshta u zbrapsën për shkak të padive për shpifje e fyerje.

Ajo ka thënë se e vërteta është e pastër si loti.

Postimi i saj i plotë:

NË PRITJE TË PROKURORISË...

Hamendje portaleske: Pseudo-portalet që luajnë rolin e ‘zëdhënësit të hetuesisë’ me tituj shpifës e konstatues, tani e ndaluan raportimin ‘ekskluziv’ për ‘skandalin vota.’ A thua pse?

- Ndoshta se kryeprotagonisti i video inskenimit u zbulua se është ‘shoku’ i tyre inskenues për këtë gjueti shtrigash kundër meje dhe familjes sime?!

- Ndoshta se u dështoi plani për inkriminim të bashkëshortit tim si ‘ryshfet-dhënës’ në video inskenim?!

- Ndoshta se nuk i morën ‘Monedhat e këmbimit’ të premtuara nga skema e porositësve?!

- Ndoshta se po u ’zbulohet’ akoma më thellë lidhja zinxhirore që po ua prishë planin shantazhues në ‘skandalin vota’ dhe në planet e tyre të shantazhit për mbijetesë në të ardhmen?!

- Ndoshta se nuk duan ta riaktualizojnë çështjen tani që deputetët kanë filluar regjistrimin (përfshirë atë që e vodhi mandatin me inskenime, shantazh e shpifje)?!

- Ndoshta nga frika se po zbulohen se një prej tyre që plasoi tituj konstatues (shpifës) sipas porosive sponzorizuese, ka lidhje familjare me inskenuesit?!

- Apo ndoshta u zbrapsën nga paditë tona për shpifje e fyerje?!

Skema kriminale e trekëndëshit politikë - parapolitikë - pseudobiznes është shokuese dhe dramatike.

E vërteta - e pastër kristal .

Në pritje të prokurorisë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat