Gani Geci tregon detaje për “Komandant Ujkun”: Tentoi të organizonte atentat kundër meje dhe Tahir Zemajt

Aktuale

Gani Geci tregon detaje për “Komandant Ujkun”: Tentoi të organizonte atentat kundër meje dhe Tahir Zemajt

Nga: N.Sh Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:19
Pjetër Shala

Gjykata Speciale ka arrestuar gjatë ditës së djeshme ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën në Belgjikë.

Edhe sot, “Komandant Ujku” po vazhdon të mbahet i ndaluar në këtë shtet, ku ishte duke jetuar.

Ai u arrestua dje nga autoritetet belge në shtetin që është në kufi me Holandën, vendin ku ndodhet paraburgimi në të cilin që po pret që të dërgohet.

Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Shala nuk ishte edhe aq i njohur në Kosovë, derisa dje u arrestua nga Specialja.

Megjithatë, për të ka folur ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci, i cili thotë se, “Ujku” ishte munduar të organizoj një atentat kundër tij dhe Tahir Zemajt, në vitin 2002 gjatë një takimi që kishin me strukturat e LDK-së në Bruksel.

Geci shkruan në Facebook se Shala kishte mbledhur edhe para në Belgjikë për të ua dërguar atentatorëve që kishin kryer atentatin kundër tij në vitin 2001, ku edhe u vranë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

Postimi i Gani Gecit:

Të dashur Shqiptarë ka informata okulare se ky far Pjetër Shala komandant “Ujku” në vitin 2002, ishte munduar ta organizoj një atentat kundër meje dhe Tahir Zemajt, gjatë një takimi që kishim me Strukturat e LDK-së në Bruksel

Gjithashtu ka informata se Pjetër Shala kishte mbledhur para në Belgjikë për t’ju dërguar atentatorëve që kishin kryer atentatin kundër meje në vitin 2001. Atentat në të cilin mu vranë dy shokët e mi Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat