Daniel Serwer jep një propozim për Asociacionin: Ja çka duhet të bëjë Kosova

Aktuale

Daniel Serwer jep një propozim për Asociacionin: Ja çka duhet të bëjë Kosova

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:36
Daniel Serwer

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Administrata Biden duhet të ndihmojë Kosovën që ta sigurojë ulësen e saj në Kombet e Bashkuara.

Dhe këtë SHBA duhet ta bëjë duke u angazhuar në bindjen e Rusisë që ta lejojë. 

Por, për të arritur drejt këtij qëllimi dhe për të hartuar një strategji ndaj Kosovës, Serwer tha se SHBA dhe BE duhet të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë.

Profesori i universitetit “John Hopkins” është i mendimit që edhe Bashkimi Europian duhet të luajë rol konkret ndaj Kosovës.

“Bashkimi Europian ka tri role: Të jetë thirrës i dialogut, të jetë siguruesi i karotave dhe shkopinjve dhe të jetë destinacioni përfundimtar për Serbinë dhe Kosovën. BE gjithashtu duhet të bashkëpunojë me SHBA-në që të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu”.

Serwer është kundër një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe që do ta cenonte shtetësinë e Kosovës, por ai ka një propozim të ri: edhe në këtë çështje Kosova duhet ta përdorë reciprocitetin, duke kërkuar krijimin e një mekanizmi të tillë edhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat