Konjufca një kërkesë për deputetët rreth votimit të presidentit

Aktuale

Konjufca një kërkesë për deputetët rreth votimit të presidentit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:19
Glauk Konjufca

Njëri nga njerëzit më të votuar në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kanë vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë e re. 

Ai deklaroi se me subjektet politike në vend janë konsultuar edhe për çështjen e emërimit të Vjosa Osmanit presidente.

“Nuk e di sakte por votat do të jenë aq te nevojshme sa për ta themeluar një qeveri”, ka thënë ai.

Konjufca më tutje tha se nga partitë opozitare nuk kanë pranuar mbështetje për emërimin e Osmanit në krye të Presidencës, porse të njëjtit nuk e kanë mohuar prezencën fizike në sallë, në momentin e votimit të saj.

“Të gjitha partitë politike kanë dhënë shpjegimet e tyre, PDK-ja dhe LDK-ja e poashtu edhe AAK-ja. Deri me tani ata kanë shprehur qëndrimin e tyre se nuk e kanë obligim qe ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente por ata nuk kanë thënë që nuk do të marrin pjesë fizikisht në seancën e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë më tutje ai.

Njeriu i dytë më i votuar në VV, përmes T7, u bëri thirrje atyre që nuk duan ta votojnë Vjosa Osmanin, që të votojnë kundër saj.

“Unë shume pres që ata dite ata qe nuk duan që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të votoj ë kundër saj”, ka thënë më tutje ai.

Ai u deklaruar edhe për vendimin e VV-së që ai të jetë kryeparlamentari i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje ai tha se është vendosur me marrëveshje dhe me vullnetin e tij dhe të partisë.

“Zgjedhje qe e ka bërë LVV për mua dhe kryeministri Albin Kurti është përputhur me vullnetin tim”, deklaroi për fund Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat