Presidenti/ja e Kosovës zgjidhet me këtë datë

Aktuale

Presidenti/ja e Kosovës zgjidhet me këtë datë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:33
Ilustrim

Me 19 prill pritet që të mbahet seanca parlamentare në të cilën Vjosa Osmani do të zgjedhet Presidente e re e Kosovës.

Media merr vesh se tashmë është arritur pajtim që edhe deputetët nga opozita do të qëndrojnë në sallë për ta bërë kuorumin dhe Osmani do t’i ketë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente.

Osmani do të jetë personi i pestë dhe vetëm gruaja e dytë në historinë e shkurtër të shteti të Kosovë që zë postin e presidentes.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, në muajin prill kur iu kishte konfirmuar aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale, Osmani kishte marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se në rastet e mungesës së përkohshme të Presidentit, kompetencat e tij i kalojnë Kryetari të Kuvendit.

Por, vetëm për gjashtë muaj në maksimum.

“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, parasheh paragrafi i 3-të i këtij neni.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e nismës Guxo, Vjosa Osmani, një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Kurti për kryeministër e Osmani për presidente.

Në zgjedhjet e fundit me gjithsej 300 mijë e 788, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka arritur rekordin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare.

Osmani renditet si kandidatja më e votuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje të parakohshme nacionale.

Me Osmanin presidente, Kurtin kryeministër dhe postin e kryeparlamentarit që pritet ta zë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, kjo do të jetë hera e parë në Kosovë që të tri pozitat kyçe të shtetit të zihen nga persona të së njëjtës parti politike (Osmani ka garuar brenda listës së Vetëvendosjes).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat