Kjo është përgjigja e Prokurorisë së Specializuar për rishikimin e paraburgimit ndaj Salih Mustafës

Aktuale

Kjo është përgjigja e Prokurorisë së Specializuar për rishikimin e paraburgimit ndaj Salih Mustafës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:35
Salih Mustafa

Prokuroria e Specializuara u është përgjigjur parashtresave të Mbrojtjes për rishikimin e paraburgimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Prokuroria e Specializuara në një njoftim thotë se paraburgimi ndaj Mustafës është i domosdoshëm.

“Në fakt, frika personale si humbja e punës ose dëmtimi ekonomik shoqërohet domosdoshmërisht me një çështje penale të kësaj natyre. Rrethana të tilla në vetvete nuk lehtësojnë ose mbajnë në varg rreziqet që i Akuzuari paraqet nëse lirohet. Përkundrazi, kthimi i të akuzuarit në punë dhe në vendin e tij të punës do të shkaktonte një numër të rrethanave (komunikime, lëvizje, kontakte, e kështu me radhë) që nuk mund të monitorohen në mënyrë adekuate dhe që vetëm do të rrisnin rreziqet e njëjta që vetëm paraburgimi i vazhdueshëm i të Akuzuarit mund të menaxhojë në mënyrë efektive”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Prokuroria e Specializuar ka thënë se asnjë kusht nuk do të mjaftonte për t’i evituar rreziqet e mundshme, pra sipas tyre, paraburgimi i Mustafës është i detyruar në mënyrë që të mos ikë ose t’i pengojë hetimet.

“SPO përsërit se asnjë kusht nuk do të mjaftonte për të zbutur rreziqet e identifikuara të Nenit 41 (6) (b). Këto rreziqe, të konsideruara vetëm ose së bashku, mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në Qendrën e Paraburgimit. Paraburgimi është mjeti më efektiv për të kufizuar aftësinë e të Akuzuarit për të ikur ose përndryshe penguar arritjen juridiksionale të KSC, hetimet ose procedurat gjyqësore, dhe / ose të kryejnë krime të tjera. Prandaj, lirimi, me ose pa kushte, nuk duhet të jepet”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Pra, Prokoruri i Specializuar ka kërkuar që gjyqtari i procedurës paraprake të refuzojë paraqitjen e mbrojtjes dhe të urdhërojë që i akuzuari të mbetet në paraburgim.

Kujtojmë se Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vjet burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat