Lumir Abdixhiku flet për LDK-në thotë se do të krijojë vende për të rinj dhe të reja

Aktuale

Lumir Abdixhiku flet për LDK-në thotë se do të krijojë vende për të rinj dhe të reja

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:27
Lumir Abdixhiku

Në intervistën e tij të parën për një media, kryetari i sapozgjedhur i LDK, Lumir Abdixhiku, ka folur fillimisht për atë që ka gjetur në këtë parti, ku u shpreh se kjo parti ishte e mbyllur për të rinj dhe të reja dhe ky do të jetë edhe qëllimi i tij në krye të partisë, të kryejë hapjen e saj.

‘Ajo çfarë ndikon rrjedhën e zhvillimeve politike ne vend janë qytetarët. Në Kosovë ka ndodhur një transformim radikal përsa i përket ndërrimit të gjeneratave. Partitë politike janë përpjekur të kapin këto ndryshime. Në të gjithë palët zgjedhore njerëzit më të votuar brenda LDK kanë qenë njerëz që kanë pasur kredibilitet politik, që kanë artikuluar zërin e të rinjve dhe te rejave që bëjnë shumicën e popullatës. LVV e kanë kapur këtë trend më parë se të tjerët por nuk ka determinuar proceset politike në partitë e tjera.

Partitë politike valutën e vet kanë pëlqyeshëmërinë qytetare. Ne u dënuam. Kaq ishte. Kam 4 vite në LDK ideoligjikisht jam i lidhur me besimet që LDK i ka pasur edhe më herët.

Në tri palë zgjedhje jam pranuar prej votuesit të LDK. Dhe kjo është substance e kësaj partie që I merr njerëzit në gjirin e vet dhe i jep mundësi që nuk e është e pranueshme për partitë e tjerë.

Një ndërlidhje me votuesin ka qenë hapi i parë. LDK është e pazakontë për partitë e tjera për shkak të jetëgjatësisë që ka, që janë 31 vite, dhe në këto 31 vite ka gjenerata themeltare, që do të thotë që as nuk kanë ardhur në LDK, as nuk nuk shkojnë, por janë vetë LDK. Është e vetmja parti, ndër të para që ka tejkaluar veten dhe ka krijuar ide.

Tani kur një parti ka një ide, njerëzit nuk lidhen me aktin themeltar, as me grupe interesi, por krijon platforma që të rinjtë dhe të reja, burra dhe gratë ti bashkohen kësaj ideje. Kështu ka ndodhur me LDK dhe kjo e bën më të fortë LDK-në.

Ndaj ideja ime është që të hap dyert për të rinj dhe të reja, që nuk e kanë bërë. Dhe nga një parti intelektuale e viteve ‘90 është shndrruar së fundi një parti ka mbyllur dyert, sesa ka ftuar njerëz brenda saj.

LDK nuk ka njerëz për të humbur, por nuk ka mjaftueshëm njerëz për të fituar.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat