Çelaj kërkoi dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së

Aktuale

Çelaj kërkoi dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:58
Lirak Çelaj

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka deklaruar se ka kërkuar dorëheqjen e Kryesisë, mirëpo pas tendencave për manipulim të procesit, e ka tërhequr kërkesën.

Ai tha se kërkesën për votëbesim ndaj Kryesisë e bëri për shkak se konsideron se dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Pata edhe unë propozim patën edhe të tjerët për t’u vënë në votëbesim por u mundua që të manipulohet nga Kryesia, në mënyrën se si do të qitej në votëbesim, edhe nuk pat kuorum por edhe u mundua të manipulohet Këshilli Drejtues për këtë çështje dhe unë u tërhoqa sepse konsideroj se kjo formë është jolegjitime. E para nuk u konstatua kuorumi, e dyta konsideroj që Kryesia nuk ka të drejtë të votojë votëbesim për vetën.

Pat tendencë që të hidhet në votim por mënyra se si dështoi të hidhej unë nuk pranova dhe e lashë me kaq. Thjesht reflektim me marrë dikush përgjegjësinë për këtë rezultat kaq të dobët”, është shprehur Çelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat