“Skenari nga Haga i Thaçit e Veselit kundër Vjosa Osmanit”

Aktuale

“Skenari nga Haga i Thaçit e Veselit kundër Vjosa Osmanit”

Nga: N.Sh Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:14
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Një skenar nga Gjykata e Hagës, mund të përdorët kundër Vjosa Osmanit.

Kështu po pretendon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Thaçi e Veseli nga Haga, do të tentojnë të keqpërdorin familjen Jashari, Muratin apo Bekimin për postin e presidentit kundër Vjosa Osmanit.

Sipas tij, një skenar të tillë e kanë përdorur edhe më herr, si në luftë ashtu edhe pas luftës.

Postimi i Naim Miftarit:

Skenari nga Haga

Për ti rregulluar punët e veta LLUG sidomos rënien për toke elektorale dhe rrezikun nga ligji i shtetit, pastrimi i organeve ligjore nga dora e krimit të organizuar, ligjit antimafia... PDK-ja do të tenton ta keqpërdor edhe njëherë emrin e familjes të shenjt të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit, siç e keqpërdoren gjatë luftës dhe pas luftës për ti mbuluar hajnit e grabitjet e tyre, sikur ishte rasti me Ombudspersonin me Murat Jasharin.

Shumë lehtë skenaristi Hashim Thaçi, Kadri Veseli... nga HAGA tentojnë ta përdorin emrin e Murat Jasharit, ose edhe ma lehtë emrin e Bekim Jasharit, për postin e presidentit si kundër kandidat i Vjosa Osmanit që të përfitojnë vet vota edhe kohë duke shpresuar se pas burgut do të kthehen në pushtet në Prishtinë (Çagllavicë) si Skënderbeu në Krujë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat