Flet Lul Raka për pasojat e Covidit në Kosovë

Aktuale

Flet Lul Raka për pasojat e Covidit në Kosovë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:47
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, flet për vitin e vështirë të përballjes me COVID-19.

Raka tha se janë 1 mijë e 715 familje që sot janë në zi, si pasojë e vdekjeve nga virusi.

“Pas një vit pandemie unë do të kisha fillu me shifrën që ju e dhatë, ata nuk janë vetëm shifra, ata janë njerëz. 

Janë 1 mijë e 715 familje sot janë në zi, i kanë humbur më të dashurit e tyre që vitin e kaluar kanë qenë shëndoshë e mirë”, theksoi ai.

Mikrobiologu kosovar tha se në fillimin e shfaqjes së virusit në Kosovë kishte ‘centrifugë’ të mendimeve, duke marrë parasysh kapacitet e Kosovës për përballje me virusin.

“Në atë kohë unë kam qenë duke mendu, shtyllat kryesore të përgjigjes edhe duke i mendu mangësitë dhe problemet me të cilat kemi me u ballafaqu, çka na pret, në të gjitha shtyllat e përgjigjes, shtetit, institucionet prej kujdesit parësor e deri në QKUK, por edhe në Institut, sepse pandemia nuk e prek vetëm shëndetësinë, por të gjitha sferat e jetës”, theksoi Raka.

Lul Raka tha se një prej komponenteve që ka shoqëruar virusin ka qenë frika dhe panika, që sipas tij, në fillimet e përhapjes së virusit në Kosovë, kanë qenë në kulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat