Grubi nesër takon liderët e Kosovës, kjo është tema e bisedës

Aktuale

Grubi nesër takon liderët e Kosovës, kjo është tema e bisedës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:49
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë Veriore dhe ministri për Sistem politik e marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi nesër do të vijë për një vizitë një ditore në Prishtinë.

Grubi do të ketë takim me liderët e partive politike, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj.

Ai po ashtu do të ketë edhe një takim me kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati.

Temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat