Kritikat për intervistën në BBC, reagon stafi i Vjosa Osmanit

Aktuale

Kritikat për intervistën në BBC, reagon stafi i Vjosa Osmanit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:53
Vjosa Osmani

Këshilltari për media i u.d të presidentit, Bekim Kupina, ka thënë se qasja e Vjosa Osmanit në intervistën në BBC është reale dhe apologjia më e mirë që mund t’i bëhet shtetit.

Kupina ka reaguar pas kritikave që Osmani mori për këtë intervistë ku tha se Kosova është vend i korruptuar.

Kupina përmendi dy raporte ndërkombëtare, ku sipas tij, konstatohet se Kosova është e zhytyr në korrupsion. Ai thotë se ‘Pse se qenka tronditës ky fakt i mirënjohur, kur ai thuhet nga presidentja e vendit?’.

“Dielli nuk mbulohet me shoshë. E vërteta gjithnjë dhemb. Sidomos atëherë kur shkaktarët e pasojave kanë emër. Reagimet kundrejt intervistës së u.d. Presidentes Osmani në BBC, shpërfaqin panikun dhe ndërgjegjen e vrarë të atyre që imazhin e Kosovës e plandosën përtoke duke e bërë shtetin referencë në maje të rangimeve botërore për krim e korrupsion. Këto reagime janë edhe simptomë e kllapisë së një pjese të spektrit politik nga rezultati fantastik i zonjës Osmani në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Kujtojmë se pas kësaj interviste ka reaguar edhe ish-ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ku sipas saj, deklarata e Osmanit është populliste dhe anti-patriotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat