Dardan Molliqaj se heq emrin e Albin Kurtit nga goja: Po dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Aktuale

Dardan Molliqaj se heq emrin e Albin Kurtit nga goja: Po dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:39
Dardan Molliqaj

Kryetar i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Albin Kurti po dëshiron ta dërgon vendin në zgjedhje përsëri.

Sipas Molliqaj, ai dëshiron ta zgjedh për presidente atë që ne me të drejtë e kemi quajt degë e partisë, që dilte haptas dhe e kundërshtonte, kërcënonte dhe e shantazhonte, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

“Partitë opozitare duhet ta bëjnë të qartë, të jenë të gatshme të qëndrojnë në sallë, të votojnë një president konsensual për të cilën merren vesh së bashku”, tha Molliqaj në RTK.

I pari i kësaj partie shtoi se, opozita nuk mund të votojë për dikë që e quan kryetaren e KQZ-së kriminele, e që në anën tjetër i njeh rezultatet që janë certifikuar dhe janë në interes të saj.

Zgjedhjet në nivel vendi në Kosovë janë mbajtur me 14 shkurt ku VV fitoi 50.2%. këto zgjedhje erdhën pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat