Takohen Kosnett dhe Kurti, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Takohen Kosnett dhe Kurti, ja për çfarë biseduan

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:17
Kosnett dhe Kurti

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett është takuar me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Kosnett ka thënë se mbesin të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re për të qenë të sukesshëm.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta ShBA-Kosovë.

Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat