Flet Krasniqi: Situata me Covid-19 po rëndohet, Qeverisë do i dërgojmë shkresë!

Aktuale

Flet Krasniqi: Situata me Covid-19 po rëndohet, Qeverisë do i dërgojmë shkresë!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:20
Valbon Krasniqi

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi u shpreh se gjendja me COVID-19 është duke u rënduar dhe se ka numër të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim.

“Situata me COVID-19 është duke u rënduar nga dita në ditë. Ne po shohim përditë numër më të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim. Sot kemi 780 pacientë të shtrirë në 7 spitale të përgjithshme dhe në klinikat COVID të QKUK-së”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka treguar se Qeverisë do i dërgojnë një shkresë në mënyrë që të shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve.

“Ne si SHSKUK i kemi bërë tash e një kohë të gjatë të ditura kapacitetet tona spitalore. Dje është vendosur që do të dergojmë një shkresë qeverisë në mënyrë që të shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka folur edhe për vaksinat, derisa është shprehur se duhet marrë çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet pasi çdo ilaç ka efekte anësore që shfaqen te një numër i vogël i pacientëve.

“Çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet, ajo duhet të jetë e sigurtë për përdorim. Duhet ta dimë që çdo vaksinë apo ilaç ka efektet anësore. Nëse këto efekte anësore paraqiten te një numër i vogël i pacientëve nuk është arsye për të mos u përdorë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat