Weber flet për dialogun, thotë se është kthyer në kah të kundërt

Aktuale

Weber flet për dialogun, thotë se është kthyer në kah të kundërt

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:25
Bodo Weber

Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt.

Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët.

“Serbia mori hapjen e negociatave të para-pranimit, Kosova Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian, por rruga drejt integrimit në BE është bllokuar. Është bërë normale që zyrtarët e të dy vendeve të takohen rregullisht dhe se nuk është më ‘historike'”, tha ai.

Weber shton se “E njëjta histori është me të ashtuquajturin integrim të serbëve të Kosovës”.

“Nëse e shikonim atë sipërfaqësisht, atëherë në rast se Serbia fitoi më shumë dhe Kosova pak më pak, serbët e Kosovës janë ende dëmi më i madh kolateral i krizës në dialog”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat