Haziri kërkon nga Qeveria që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë

Aktuale

Haziri kërkon nga Qeveria që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:39
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”.

Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë.

Ndryshe, nga dje transportuesit publikë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Shoqata e Transportuesve rrugorë të Kosovës, në shenjë proteste për mos kompensimin e humbjeve gjatë mbylljes për shkak të pandemisë ka pezulluar qarkullimin e autobusëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat