Avokati Besnik Berisha publikon një video të re: Kështu reagoi i riu pas gjuajti mbi Agonis Tetajn

Aktuale

Avokati Besnik Berisha publikon një video të re: Kështu reagoi i riu pas gjuajti mbi Agonis Tetajn

Nga: D.RR Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:41
Pamje nga video

Avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha ka publikuar pamje të reja nga vrasja e të riut Agonis Tetaj.

Në video shihet reagimi i dorasit, kolegut të Tetajt, Shaban Gogajt.

Sipas Berishes, reagimi i Gogajt tregon se vrasja ishte aksidentale.

Postimi i tij i plotë:

Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj

Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur.

Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij.

Faktet nuk duan koment!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat