Ish-këshilltari i Kurti tregon çka po llogarisin PDK, LDK dhe AAK

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurti tregon çka po llogarisin PDK, LDK dhe AAK

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:34
Albin Kurti

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali ka folur për llogarit që sipas tij, po i bëjnë partitë politike në Kosovë.

Ai shkruan se PDK, LDK dhe AAK janë duke llogaritur që shkuarja në zgjedhje i lodhë qytetarët psiqikisht.

Tali shkruan se, sipas kësaj llogaritje të partive opozitare, qytetarët nuk do të dalin për të votuar sikurse herën e fundit.

“Me hesap PDK, LDK dhe AAK janë duke llogaritur që shkuarja në zgjedhje përsëri qytetarët i lodhë psiqikisht, andaj ata s'do të dalin për të votu si herën e fundit d.m.th., do konkurrohet me struktura partiake dhe në këtë mënyrë do të dalin ma mirë se që dolën me 14 shkurt”, shkruan Tali në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat