Befasi / Ramush Haradinaj tregon kush do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Befasi / Ramush Haradinaj tregon kush do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës

Nga: P.R Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:27
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se vëllai i tij, Daut Haradinaj do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës.

“Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, ka shkruar Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin.

Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion.

Me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.

Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar.

Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat