“Shabani është shumë i lazdruar”, Dëshmia e nënës së Agonis Totajt, thotë se kishte vërejtur ndryshime tek sjellja e djalit

Aktuale

“Shabani është shumë i lazdruar”, Dëshmia e nënës së Agonis Totajt, thotë se kishte vërejtur ndryshime tek sjellja e djalit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja e të riut Agonis Tetaj që kishte ndodhur në vitin 2018 në Deçan, ka ngjallur reagime të shumta nëpër media.

Në dëshmitë e dhëna në Prokurori, nëna e viktimës Agonis Tetaj, Nurije Tetaj, kishte deklaruar se kohëve të fundit e kishte dëgjuar Agonisin duke folur për Shabanin, duke thënë se është shumë i lazdruar dhe se po iu bën shumë presion punëtorëve, transmeton Periskopi.

Ajo kishte deklaruar se ka vërejtur ndryshime tek sjellja e djalit 2-3 javë para rastit tragjik.

Gjithashtu, Nurije Tetaj ka pasur vërejtje se që prej varrimit të djalit të tyre, familja e dorasit, kishin ushtruar presion të padurueshëm mbi familjen Tetaj, duke kërkuar nga nëna dhe babai i Agonisit t’i shohin kamerat ku është regjistruar momenti i vrasjes.

Babai i Agonisit, në dëshminë e dhënë në Prokurori kishte deklaruar se familja e dorasit, Shaban Gogaj, iu kanë kërkuar t’i falin duke thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht dhe se iu kanë ofruar dy banesa dhe pagë deri në moshën 65-vjeçare për gruan e Agonisit, por këta të fundit nuk kishin pranuar.

Image
Deklarata
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat