Përplasje mes Dugollit e Sylës për rezultatin e VV-së, ndërhyn Gjinovci: Çu dil jashtë

Aktuale

Përplasje mes Dugollit e Sylës për rezultatin e VV-së, ndërhyn Gjinovci: Çu dil jashtë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:28
Rron Gjinovci

Profesori Bujar Dugolli është përplasur me gazetarin Valon Syla rreth një premtimi që tha se Syla e kishte dhënë në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr mbi 40% të votave në Prishtinë.

Dugolli tha se Syla kishte deklaruar se nëse kjo ndodhë ai nuk do të dalë më kurrë në televizor.

“Kur u mbajt tubimi i Vetëvendosjes për Prishtinë, dhe ju qeshët me atë fushatë. Unë thashë Vetëvendosja i fiton mbi 60%, ti the që nëse VV-ja i fiton mbi 40% në Prishtinë nuk del më kurrë në televizor”, tha Dugolli.

Pas tij reagoi aktivisti Rron Gjinovci duke i kërkuar Sylës të dalë jashtë.

“S’është e vërtetë unë nuk kam thënë kurrë që nuk dalë në televizor, gabim e ke”, ia ktheu Syla.

“S’ma ka marrë mendja, kam mendu që Vetëvendosja nuk i merr mbi 40% në Prishtinë edhe kam gabu. Por ti Bujar e ke më lehtë me qëllu se ke qenë me secilën qeveri. Kur jeni prish me Ramushin jeni hi me PDK-në dhe jeni hi në Universitet mas asaj jeni hi në Vetëvendosje”, vazhdoi Syla.

Dugolli tha se Syla duhet të mbajë premtimin dhe të mos dalë me e torturu opinionin.

“Kjo është gënjeshtër e kulluar, unë e kam CV-në edhe e sheh çka kam qenë unë, mos fol palidhje. Ti duhet me zbatu premtimin dhe mos me dalë me torturu opinionin se je katastrofë”, tha Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat