Insiston Haliti: Presidenti nuk duhet të jetë i VV-së, paraqet rrezik

Aktuale

Insiston Haliti: Presidenti nuk duhet të jetë i VV-së, paraqet rrezik

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:27
Xhavit Haliti

Nënkryetari i PDK’së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidenti i ri i Kosovës duhet të jetë konsensual.

Ai ka thënë se roli i presidentit është i ngjashëm me atë të noterit, por ai thotë se për shkak që një parti nuk duhet t’i ketë tri pozitat kryesore shtetërore.

"Po flas nga këndvështrimi im. Mendoj se ky pushtet i cili ka vota shumë dhe ka fituar shumë. Synimi është që t’i ketë tri pushtete kryesore, presidentin, parlamentin po dihet që i ka dhe qeverinë. Për një demokraci çfarë është në Kosovë, akoma jemi në hapat e parë të shtetndërtimit. Për mua paraqet një rrezik jo ku me dit se çfarë po papajtueshmëri. President duhet të jetë dikush që nuk është në VV. Dikush që nuk ka bërë luftë politike të madhe, pasi që të gjithë janë me ndonjë subjekt e simpatizojnë apo diçka e ngjashme. Duhet të jetë dikush që përfaqëson unitetin i përballon sfidat. Presidenti është noter. Çdo vendim që ai merr është i marrë nga ndonjë institucion dhe ai e nënshkruan ose e kthen për ndonjë përmirësim”, ka thënë ai.

Ndryshe më herët deputeti i zgjedhur nga PDK ka konfirmuar se partia të cilës ai i takon dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.

“Vjosën e kam pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë ka qëndrime të kundërta”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat