Vlora Çitaku refuzon ofertën e PDK-së, Haliti zbulon detajet

Aktuale

Vlora Çitaku refuzon ofertën e PDK-së, Haliti zbulon detajet

Më: 19 mars 2021 Në ora: 00:34
Vlora Çitaku

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur rreth mundësisë që Vlora Çitaku të jetë në krye të PDK-së.

Haliti ka thënë se Çitakun e kanë ftuar me qenë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së, por ajo ka refuzuar.

Megjithatë, Haliti theksoi se nëse Çitaku dëshiron të ushtrojë funksione në PDK i ka rrugët e hapura.

“Unë Vlorën e kam shoqe dhe e njoh shumë mirë, prej ditës së parë që kemi mbajtur konferencë pas luftës. Ka qenë gjithmonë në parti në funksione të ndryshme, deputete, ministre. Tani ajo është kthyer nga detyra që ka pas. nëse dëshiron me ardhë me ushtru funksione në parti, rrugët i ka të hapura. Nëse kërkon diçka prej partisë duhet me ardhë në parti dhe partia vendos”, tha Haliti.

“Ne e kemi ftu me qenë pjesë e listës zgjedhore, nuk ka dashur, vendimi i saj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat