Bleron Baraliu jep një tjetër propozim për president

Aktuale

Bleron Baraliu jep një tjetër propozim për president

Nga: G.B Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:42
Ilustrim

Analisti nga Amerika Bleron Baraliu, ka dalë edhe me një propozim për president për Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se meqë nuk po e duan Valon Muratin, ka edhe një kandidat që mund të ishte president unifikues gjithëpopullor, super-inteligjent, i edukuar jashtë e brenda, patriot, revolucionar në botëkuptime e vizion, modest e modern, duke mos e treguar emrin, përcjell Bota sot.

Baraliu i ka thënë VV-së nëse duan patjetër që të jetë Vjosa Osmani, le të vazhdojnë siç dinë.

Postimi i tij i plotë:

Mbase nuk keni karar për Valon Muratin që ua kam përmendur, a po e doni një tjetër kandidat për President unifikues gjithëpopullor, super-inteligjent (me 2+ IQ stdev mbi Vjosën), i edukuar denjë jashtë e brenda, patriot deri në palcë, revolucionar në botëkuptime e vizion, modest e modern sa s’bën - dhe që është i zhytur në trendet e fundit të zhvillimeve dhe mund të bart bisedë të respektuar me personalitete botërore prej Angela Merkelit (n'gjermanisht) e deri te Elon Muski (n'anglisht e n'java a n'python) ?!

#AlbanianProgress #unitedalbania

P.s. nëse veç ju ka tek gjithqysh VjosaGuxo, grahni siç po dini, por kështu veç na bindni se ju jeni PLANC-2 me etje për pushtet e monopol e pak vizion për ndryshim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat