Xharra: Kjo është arsyeja pse Vuçiq shpërndau atë hartë pikërisht në këtë kohë

Aktuale

Xharra: Kjo është arsyeja pse Vuçiq shpërndau atë hartë pikërisht në këtë kohë

Nga: D.RR Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:56
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ka komentuar fotografinë e shpërndarë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili hartën e Serbisë e kishte me ngjyra të flamurit serb.

Xharra thotë se Vuçiq po tenton ta shfrytëzoj momentin e relacioneve të tensionuara SHBA-Rusi, teksa ka thënë se këtë e ka bërë me vetëdije të plotë dhe jo rastësisht.

Ajo thotë se Serbia nuk e ka preukopim aspak BE-në, përndryshe do të kishte menduar dy herë para se ta publikonte.

Postimi i saj i plotë:

Jo rastësisht Vuqici bën këtë kërcenim verbal ndaj Kosovës, pikerisht në momentin kur SHBA dhe Rusi kanë relacion të tensionuar. Kreu i Serbisë me vetëdije të plotë bëri këtë provokim duke dërguar sinjal të qartë edhe tek aleati ynë Amerika. Dmth nuk e ka aspak preokupim BE-në, sepse tashmë është dëshmuar se Kosova dhe Serbia në tavolinë në Bruksel nuk janë të barabarta. Po të kishte pasur kushtezim serioz të BE-së, Vucic ishte menduar dy herë para se të bënte këtë provokim. Në këtë moment çfarë po bën Kosova? Po diskuton hapjen e ambasades së saj në Jerusalem. Jo vetëm qytetarë të thjeshtë por krerë institucional. Ky pra miq është rreziku ynë, papjekuria politike, mosaftësia për të shfrytezuar momentet historike që na janë dhënë historikisht nga aleatët tanë. Kosova e ka çështje ekzistenciale aleancën me Amerikën. Erdogani tre ditë më parë ka nënshkruar memorandum me Putinin për bashkepunim si në rrafshin politik ashtu edhe atë ekonomik. Biden është duke i injoruar çdo perpjekje të Erdoganit për të rregulluar relacionet me SHBA. Tash neve na mbetet me vendosë kah të rreshtohemi?!

P.S Raportojeni këtë fotografi në Instagram dhe Twitter e shprendarë në faqen zyrtare të Vuqicit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat