“Veprimi i Vuçiqit paralajmërim, mos të ishte KFOR-i do kishim luftë në Kosovë”

Aktuale

“Veprimi i Vuçiqit paralajmërim, mos të ishte KFOR-i do kishim luftë në Kosovë”

Nga: N.Sh. Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:06
KFOR-i gjerman

Veprimin e presidentit serb Aleksandë Vuçiq, i cili publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, e ka komentuar edhe Bekim Saliu nga Instituti GAP.

Sliu thotë se kjo është provokim dhe paralajmërim.

Sipas tij, mos të ishte KFOR në Kosovë, atëherë do të kishim luftë edhe me Vuçiqin, sikurse me Millosheviqin.

Postimi i plotë:

Veprimi i Vuçiçit është provokim, por edhe paralajmërim.

Kjo tregon që po mos të ishte KFOR-i në Kosovë , këtu do të kishte luftë, edhe me Vuçiçin në pushtet, njësoj si dikur me Millosheviqin.

Serbia mund t'i heq pretendimet mbi Kosovën, vetëm nëse Kosova bëhet e fort ushtarakisht.

Hapi i parë që duhet të bëjë Kosova (përveç forcimit të FSK-së) është një traktat me Shqipërinë në frymen e NATO-së, sulmi ndaj njërit paraqet sulmë ndaj të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat