Deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt, regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn

Aktuale

Deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt, regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:42
Bytyçi regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn

Deputetja nga AAK-ja, Albana Bytyçi që ia zuri vendin në Kuvendin e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot është regjistruar bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë.

Në postimin e shpërndarë, Bytyçi ia ka bashkangjitur një fotografi ku shihet edhe lideri i AAK-së, afër saj i cili po ashtu është duke u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me besimin tuaj sot fillova rrugëtimin tim të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës. Do të bëj më të mirën time që të justifikoj këtë besim, duke qenë model për angazhim dhe punë të mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

Kujtojmë se Albana Bytyqi u ankua që ish-kandidatja e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla i ka vjedhur vota.

Madje për këtë rast dolën edhe disa video-incizime ku dëgjoheshin disa komisionarë duke shtuar vota në favor të Haradinaj-Stublla.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, kandidatja Meliza Haradinaj- Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat